Hamiti: Gjilani ka qenë dhe mbetet i LDK-së

14:52 / 16.03.2013
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sabri Hamiti tha sot në Gjilan se historikisht Gjilani ka qenë bastion i LDK-së dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. “ LDK-ja do t`i fitojë zgjedhjet në tërë Kosovën dhe në Gjilan”, tha ai në manifestimin e organizuar mm rastin e 23 vjetorit të themelimit dega e LDK-së në Gjilan.

Lidhja Demokratike e Kosovës në mënyrë solemne ka shënuar 23 vjetorin e themelimit të degës së saj në Gjilan, me një manifestim të organizuar në sallën e Teatrit të Qytetit, ku merrnin pjesë strukturat qendrore, kryetarët e këtij subjekti nga Anamorava dhe mysafirë të shumtë.

Duke folur në këtë manifestim , nënkryetari i LDK-së, Sabri Hamiti tha se Gjilani historikisht ka qenë dhe do të mbetet bastion i LDK -ë.”LDK-ja do t`i fitojë zgjedhjet në nivel Kosove , por edhe në Gjilan sepse kjo parti është e vetmja alternativë e besueshme për Kosovën. Tani është koha që të punojmë dhe t`i fitojmë zgjedhjet”, tha Hamiti, transmeton rajonipress.

Ndërsa Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, tha se Gjilani nga një qendër e zhvilluar ekonomike është shndërruar në një qytet me një papunësi më të madhe në rajon.

”LDK-ja bindshëm do të kthehet fituese në Gjilan dhe kësaj radhe me votën e qytetarëve të Gjilanit të cilët çdo ditë po shprehen të pakënaqur me këtë qeverisje. Ky pushtet do të ndërrohet, sepse Gjilani po sakatoset çdo vit. Për pesë vite kemi pasur një depresion ekonomik në Gjilan dhe këtë nuk e kanë merituar gjilanasit “ tha Haziri.

Haziri tha se edhe 23 javë janë zgjedhjet dhe “të gjithë duhet të punojmë e luftojmë që të kthehemi aty ku edhe kemi vendin, aty ku edhe meritojmë të qeverisim”.

Kurse Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së, tha se populli i Gjilanit nuk e ka merituar të përbuzet në këtë mënyrë. Kajtazi tha se LDK po bëhet gati të marrë qeverisjen, sepse kështu po dëshirojnë pjesa dërmuese. / Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.