Haniyeh akuzon izraelin për vrasjen e 16 ushtarëve egjiptianë

20:34 / 6.08.2012
Lideri i Hamasit në Rripin e Gazës, Ismail Haniyeh, akuzoi Izraelin se e ka kryer sulmin e fundjavës në kufirin me Egjiptin, në të cilin mbetën të vrarë 16 kufitarë.

“Izraeli është përgjegjës në njërën apo tjterën formë, me qëllim që me këtë sulm ta vë në siklet udhëheqjene e Egjpitit dhe të krijojë probleme ne kufi në përpjekje për të shkatërruar përpjekjet për dhënien fund të rrethimit të Rripit të Gazës”, ka thënë Haniyeh.

Më herët, Izraeli ka kërkuar Egjiptit që ta forcojë kontrollin mbi rajonin e Sinait pas një sulmi vdekjeprurës në kufi, që la të vrarë 15 ushtarë egjiptianë, raporton Rel.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, tha se sulmi, gjatë të cilit sulmuesit kaluan në Izrael me një automjet të blinduar të konfiskuar nga kufitarët egjiptianë, duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi” për Kajron.

Forcat izrealite thanë se i kanë vrarë tetë sulmuesit. Shteti hebraik është ankuar vazhdimisht për sigurinë e dobët në Sinai pas rrëzimit të presidentit të Egjipiti, Hosni Mubarak në vitin e kaluar. Ndwrsa presidenti i ri egjiptian, Muhamed Morsi, është zotuar se do të rivendosë ”kontroll të plotë” në Sinai. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 Ismail Haniyeh
Ismail Haniyeh
 
 
Magazina
19:13 / 23.05.2013
Russell Brand, Foto: Getty Images

Russell Brand në lidhje të re?

Komiku britanik, Russell Brand, besohet se ka gjetur një romancë të re dhe ajo është britanikja Sheridan Smith.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.