Haradinaj: Brenda javës dihet epilogu me PDK-në

12:42 / 30.01.2013

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se brenda javës do të dihet epilogu me PDK-në dhe në rast se nuk ka një marrëveshje për bashkëqeverisje me PDK-në gjendja do të mbetet kështu siç është deri në kohën e zgjedhjeve.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë vizitës në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ku u njoftua me proceset që ka kaluar FSK-ja.

“Për pak ditë, nuk bëhet fjalë edhe për javë do t’i pajim epilog një mundësie të këtillë. Pra, vetvetiu po mbërrijmë te një epilog. Me vjen keq nëse kjo ka shkaktuar dilema ose çfarëdo qoftë tjetër, por me siguri se do të vijë deri te ky epilog”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se nëse do të ketë marrëveshje për bashkëqeverisje me PDK-në, atëherë menjëherë do të fillojnë të punojnë, në të kundërtën, Haradinaj ka deklaruar se do ta presin mundësinë deri që ta marrin qeverisjen në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vend. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.