Haradinaj, i befasuar me caktimin e mbajtjes së zgjedhjeve më 3 nëntor

20:23 / 22.06.2013

Pajtushmëria që zgjedhjet lokale të mbahen me 3 nëntor, e ka befasuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se kërkesa e AAK-së ka qenë që zgjedhjet të mbahen me 20 eventualisht 27 tetor, por jo të shkohet në nëntor.

“Sinqerisht po them se jemi të befasuar me caktimin e 3 nëntorit si datë e zgjedhjeve, kjo për faktin se në atë kohë ndryshohet edhe ora, dhe kjo gjë po na shkakton problem mandej”, ka thënë Haradinaj të shtunën, transmeton OraInfo.

Sidoqoftë, ai ka thënë se AAK-ja do të jetë e përgatitur mirë për këto zgjedhje.

Ndryshe, mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë, është vendosur gjatë takimit të fundit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij serb Ivica Dacic, e të cilat do të mbahen në gjithë teritorin e Kosovës, duke përfshirë edhe komunat në veri.

Në ditët e ardhshme pritet që edhe zyrtarisht 3 nëntori të shpallët datë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, nga ana e presidentes, Atifete Jahjaga. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.