Harta e Kosovës zgjidhet ‘harta e muajt’ nga Eurostat

18:54 / 4.02.2013
Forumi Evropian për Gjeostatistika në bashkëpunim me Eurostat-in, e ka përzgjedhur hartën e Kosovës përsëri si "hartë të muajit" gjatë muajit janar 2013. Duke u bazuar në modelin e ndërtimit të te dhënave në GIS, analizës hapësinore me produkte statistikore dhe vizualizimit në përgjithësi.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në këtë aktivitet e ka prezantuar hartën dhe analizën hapësinore për shtrirjen e vendbanimeve në Republikën e Kosovës, si dhe numrin e udhëtarëve që frekuentojnë Prishtinën si kryeqendër të Kosovës, në raport me distancat rrugore të bazuar në të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë 2011, ka bërë të ditur ASK përmes një komunikate për media.

EFGS ka filluar se pari bashkëpunimin ndërmjet Instituteve Kombëtare të Statistikave (NSI) në vendet Nordike në vitin 1998, mbi përdorimin e Sistemeve Informative Gjeografike (GIS) dhe Statistikave. Në EFGS janë 38 vende anëtare ku në mesin e tyre është edhe Republika e Kosovës.

Eurostat dhe EFGS kanë rregullisht konferenca dhe takime vjetore në lidhje me përdorimin e GIS-it në Statistika. Misioni i EFGS-së është që të harmonizojë të dhënat statistikore në GIS në nivel Evropian dhe global të iniciuara dhe të financuara nga Eurostati./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.