Hashemi: Dënimi me vdekje është i motivuar politikisht
Zëvendëspresidenti i Irakut në ikje, Tariq al-Hashemi, e ka hedhur poshtë dënimin me vdekje ndaj tij, duke e quajtur si të motivuar politikisht.Ai u tha agzetarëve në Ankara të Turqisë, se procesi gjyqësor në mungesë të tij, në të cilin ai u dënua me vdekje me varje, për organizimin e ekipeve e vdekjes për t’i vrarë rivalët, ishte i turpshëm.
Hashemi ishte politikani më i lartë mysliman sunit në Irak. Ai është larguar në Turqi, në fillim të këtij viti, pasi autoritetet synonin arrestimin e tij.
Një ditë më parë një gjykatë irakiane e shpalli fajtor në mungesë Hashemin, duke e dënuar me vdekje me varje. Të njëjten ditë, nga shumë sulme në gjithë Irakun, janë vrarë së paku 88 vetë. Përgjegjësinë për këto sulme të koordinuara e mori “Shteti Islamik i Irakut”, që është një grup i ndërlidhur me al-Qaedan. /Telegrafi/