Haxhinasto niset drejt Libisë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u nis sot për një vizitë zyrtare në Libi, me ftesë të ministrit të punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Libisë, Ashour Bin Khayal.Siç raporton NOA, kjo vizitë është e para që një funksionar i lartë i Qeverisë shqiptare zhvillon në shtetin e Libisë, pas rrëzimit të regjimit diktatorial të kolonel Gadaffi. Në programin e vizitës janë parashikuar takime me ministrin Bin Khayal, por edhe me përfaqësuesit më të tjerë të lartë të shtetit. Në qendër të bisedimeve janë mundësitë e reja të krijuara për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, në kushtet e krijuara pas fitores së kauzës së lirisë nga populli libian. /Telegrafi/