Haxhinasto vlerëson asistencën e Zvicrës
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Shtetit të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Peter Maurer.Gjatë takimit u diskutua rreth marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimit rajonal si dhe angazhimeve të përbashkëta në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe që ekzistojnë mes dy vendeve, dhe asistencën në vazhdimësi që i ofrohet Shqipërisë përmes Programit të Bashkëpunimit Zhvillimor, ku spikatin projektet e decentralizimit dhe të trajnimit profesional, të cilat kanë efekt të drejtpërdrejt në komunitet.
Ministri përshëndeti rolin aktiv dhe konstruktiv që Zvicra luan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si politikisht ashtu edhe në aspektin ekonomik dhe të sigurisë. /Telegrafi/