Hetohet Begzad Sinani

11:57 / 7.08.2012

Ish kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, së bashku me dy zyrtarë të tjerë komunalë, Selami Zylfiun e Hasan Keqmezin po hetohet në bazë të një kallëzimi penal që ka dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit.

Ish kryetari i Komunës së Kamenicës është përballur me një kallëzim penal që ka ngritur policia e Gjilanit për veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare”

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se edhe policia e Gjilanit ka ngritur kallëzim penal ndaj Begzad Sinanit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por ai nuk dha detaje tjera deri ku kanë shkuar hetimet në këtë rast.

Në kallëzimin penal që ka ngritur Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit thuhet se Begzad Sinani ka kryer shpenzime të reprezentacionit dhe shpenzime tjera pa i zbatuar procedurat e prokurimit.

Kallëzimi penal është ngritur edhe ndaj Selami Zylfiut -zyrtar certifikues dhe Hasan Keqmezi - ish menaxher i zyrës së prokurimit në Komunë.

Sipas burimeve të portalit rajonipress nga Prokuroria e Qarkut thanë se lënda e dorëzuar nga Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit do t`i bashkëngjitet edhe njëherë kallëzimit penal të policisë, meqë në rastin e parë nuk është i përfshirë një zyrtarë tjetër komunal. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.