Hodzic: Zyra e qeverisë në veri nuk kërcënon askënd

22:50 / 13.08.2012
Shefja e zyrës administrative në veri të Mitrovicës, Adrijana Hodzic, ka deklaruar se zyra që e drejton ajo nuk e kërcënon asnjë institucion që vepron në atë zonë. Ajo ka thënë se pjesa më e madhe e punonjësve janë nga pjesa veriore e qytetit. Por, punësimi i tyre në zyrën e qeverisë së Kosovës, është përcjellë edhe me kërcënime dhe incidente të strukturave politike të mbështetura nga Beogradi në veri.

Policia bëri të ditur të hënën se një makinë, pronë e një qytetari serb, është djegur në rrethana të pasqaruara në veri. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, por nuk janë dhënë më shumë hollësi rreth tij, ndonëse, jo zyrtarisht mësohet se makina është pronë e një punonjësi të zyrës administrative.

Hodzic ka thënë se përpjekjet për frikësim të punonjësve mund të dëmtojnë punën e zyrës së saj, por më shumë vetë qytetarët në veri. “Gjithsesi, por më të rrezikuarit do të jenë ata qytetarë që do t’u nënshtrohen kërcënimeve. Kjo nuk është demokraci. Askush nuk ka të drejtë që t’i kërcënohet dikujt qoftë që të punojë në këtë zyrës apo që të shfrytëzojë shërbimet e kësaj zyreje administrative”.

“Shpeshherë si argument për t’i thënë jo kësaj zyreje, është përmendur fakti se kjo zyrë financohet nga buxheti i Prishtinës. Unë po e përsëris se gjithashtu edhe administrata e Misionit të Kombeve të Bashkuar është financuar nga Prishtina dhe të gjithë ata që kanë punuar në atë administratë, kanë marrë pagat nga buxheti i Kosovës, njësoj sikundër do të marrin pagat ata që punojnë për zyrën administrative”, tha Hodzic, duke inkurajuar qytetarët serbë në veri që t’i drejtohen zyrës së saj.

“Veriu i Mitrovicës ka elitën e tij, që sigurisht, nuk do të durojë që dikush tu tregojë se çfarë të bëjnë dhe si të bëjnë. Ata janë mjaft të vetëdijshëm dhe të urtë që të vendosin në emrin e tyre. Qytetarët e veriut të Mitrovicës e dinë shumë mirë se ne nuk jemi kërcënim për asnjë institucion që vepron në veri të Mitrovicës. Ky nuk është mandati ynë. Në nuk merremi me komunën serbe, ta themi, sepse kjo nuk është detyrë e jona. Ne jemi këtu për të lehtësuar jetën e qytetarëve në arsim, shëndetësi. Ne jemi shumë të interesuar të mbështesim ato institucione, jo t’i vëmë në pikëpyetje apo t’i mbyllim”, tha Hodzic, sipas së cilës kjo nuk nënkupton bashkëjetesë me strukturat paralele të mbështetura ga Beogradi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Adrijana Hodzic
Adrijana Hodzic
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.