Hoxha dënon mesazhet e Nikolicit në Kumanovë

15:08 / 28.10.2012
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër sjelljet e presidentit dhe lidershipit aktual serb në raport me shënimin e datave të betejave ballkanike, nga të cilat kryesisht kanë pësuar popullata shqiptare.

Ministri Hoxhaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vizita e fundit e presidentit serb Tomislav Nikolic në Maqedoni dhe pjesëmarrja e tij në shënimin e 100-vjetorit të betejës së Kumanovës dëshmon se ai dhe politika serbe ende është nuk kanë lëvizur nga mentaliteti i politikës së vjetër të Serbisë në raport me Kosovën dhe shqiptarët.

“Qëllimi i kësaj vizite dhe koha e realizimit bashkë me mesazhet e përcjella me këtë vizitë, padyshim që nuk i shërbejnë as paqes, stabilitetit dhe as të ardhmes evropiane të vendeve të rajonit”, ka thënë Hoxhaj.

Një vizitë e tillë dhe njëkohësisht aktivitetet që janë shënuar në Serbi për festimin e 100-vjetorit të luftërave ballkanike, sipas ministrit Hoxhaj, do të duhet të kuptohen në disa rrafshe.

“Së pari festimi i datave të betejave ballkanike që në karakter kanë qenë luftëra pushtuese e jo çlirimtare, tregojnë se në Serbi edhe më tutje ka një tendencë për kultivimin e një kujtese morbide, meqë ne e dimë që viktima të këtyre luftërave kanë qenë qytetarë të pafajshëm, gra e fëmijë shqiptarë”, ka theksuar Hoxhaj.

Së dyti, ka potencuar ai, “një kujtesë e tillë morbide mjerisht ishte përsëritur gjatë viteve 1998-’99, në të cilat lidershipi aktual serb ka pasur rol aktiv dhe vendimtar, prandaj është koha e fundit që ky lidership në vend të promovimit të kulturës së frikës e nënshtrimit, ta promovojë kulturën e shpresës, paqes e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian”.

Dhe, së fundit, ka nënvizuar ministri Hoxhaj, “pavarësia e Kosovës po dëshmon në mënyrën më të mirë të mundshme që luftërat ballkanike nuk kanë pasur kurrfarë efekti në rrjedhën e historisë”.

Kosova dhe qytetarët e saj gjatë viteve 1998-99, thekson Hoxhaj, “pa dyshim që kanë qenë fitues edhe politik, ushtarak e diplomatik, andaj popujt tanë nuk duhet t’i kujtojnë ngjarjet tragjike, por duhet t’i kultivojnë ngjarjet që i shërbejnë paqes, stabilitetit dhe mirëkuptimit mes popujve”.

Hoxhaj i ka bërë thirrje lidershipit serb që të lënë anash historinë dhe të angazhohen për kultivimin e paqes dhe tolerancës në rajon, në mënyrë që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor të përqafojnë agjendën integruese euro-atlantike.

Paraprakisht, festimin e betejave të përgjakshme ballkanike e kanë dënuar edhe përfaqësues e historianë shqiptarë nga Maqedonia, të cilët kanë potencuar se viktima të këtyre luftërave kanë qenë kryesisht shqiptarët. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.