Hoxhaj: Clinton simbol i shpresës për Kosovën

17:15 / 31.01.2013
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një letre ka shprehur konsideratat dhe mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për sekretaren Hillary Clinton, me rastin e përfundimit të mandatit në krye të Departamentit të Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në letër, ministri Hoxhaj shpreh mirënjohjen më të thellë për përkrahjen e palëkundur të sekretares Clinton, dhënë për Kosovën.

Hoxhaj ka theksuar se Clinton u bë simbol i shpresës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Dëshiroj të Ju shpreh mirënjohje për mbështetjen e pakufishme dhe për përkrahjen Tuaj personale për popullin dhe Qeverinë e Kosovës, në procesin e shtetndërtimit dhe të ardhmen euroatlantike. Ju falënderoj për përkushtimin dhe besimin që gjithmonë keni pasur në progresin e shtetit tonë. Ne jemi krenar që e kemi përmbyllur suksesshëm implemtimin e Planit Ahtisaari dhe e kemi përmbyllur mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë sonë. Me ndihmën Tuaj, Kosova është tash një shtet i kompletuar në të gjitha aspektet, e vendosur që të kontribuojë aktivisht si një shtet kredibil dhe i respektueshëm i komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të sekretares Clinton në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, përmes arritjes së njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

“Ne do t’iu jemi gjithnjë falënderues për përpjekjet Tuaja në anëtarësimin tonë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, duke shprehur urimet dhe konsideratat më të larta të popullit të Republikës së Kosovës për sekretaren Clinton. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Enver Hoxhaj dhe Hillary Clinton (Foto: Arkiv)
Enver Hoxhaj dhe Hillary Clinton (Foto: Arkiv)
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.