Hoxhaj: Dialogu politik ndihmoi në procesin e njohjeve

17:12 / 28.12.2012
Dialogu në nivelin e kryeministrave me Serbinë ka reflektuar pozitivisht në procesin e njohjeve të Kosovës, thotë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Sipas tij, po afron edhe koha kur Kosova do të mendojë për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

“Mendoj që viti 2012, në procesin e njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës, duhet të shihet dhe kuptohet si shumë i suksesshëm, meqë janë 13 shtete që e kanë njohur Kosovën dhe pothuajse çdo muaj kemi pasur nga një njohje. Po ashtu, edhe gjeografia e njohjeve ka qenë globale”, thotë Hoxhaj për “Radio Evropa e Lirë”.

Sipas tij, në fillim të dialogut teknik të vitit të kaluar ka pasur një përpjekje të ish-ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremic, që ta keqinterpretojë dialogun.

“Por, mund të them që nga fillimi i dialogut në nivel politik ndërmjet dy kryeministrave, përkundrazi dialogu e ka ndihmuar shumë krijimin e një botëkuptimi të ri sa u përket relacioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thekson Hoxhaj.

Në pyetjen se sa ka arritur diplomacia serbe ta pengojë Kosovën për të siguruar më shumë njohje, Hoxhaj thotë se gjatë këtij viti, ai, zëvendëskryeminsitri Behgjet Pacolli dhe presidentja Atifete Jahjaga kanë vizituar disa vende, të cilat nuk janë bërë publike.

“Arsyeja ka qenë që më me rëndësi është që të ketë një njohje dhe një vendim pozitiv për Kosovën, sesa një lajm të mirë për ministrin dhe ministrinë që ai drejton”, thotë ai duke shtuar se dialogu e ka fuqizuar pozitën e Kosovës në Bruksel, “e të njëjtën kohë e ka fuqizuar edhe pozitën tonë karshi pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën”. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
14:07 / 22.05.2013

Të ndryshohen politikat ekonomike të Bosnjës ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar me ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Ener...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.