Hoxhaj falënderon shtetet e GND-së

14:29 / 14.09.2012
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami dërguar të gjithë ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen që shtetet e tyre kanë dhënë për Republikën e Kosovës, gjatë katër vjetëve të fundit.

“Në emër të institucioneve të Kosovës, dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë për përkrahjen dhe bashkëpunimin në implementimin e suksesshëm të Planit Ahtisaari. Ne kemi ndërtuar një shtet modern, demokratik, me garanci për komunitetet etnike e religjioze”, thuhet në letrën e Ministrit Hoxhaj.

Në letër po ashtu theksohet se implementimi i Planit Ahitsaari ka transformuar Kosovën si shtet dhe si shoqëri.

“Nga një protektorat i OKB-së, Kosova shfaqet si Republikë e gatshme dhe e vullnetshme për të ndërtuar një shtet të drejtë dhe prosperues. Ajo është transformuar nga një ndjekëse, në një lidere të transformimit. Si partnerë, kemi arritur të kemi një shtet koheziv dhe multietnik ku të gjithë qytetarët mund të zhvillojnë dhe shprehin talentin e tyre”, thotë Hoxhaj në letër, duke shtuar se që nga vitit 2008 Kosova ka punuar drejt institucioneve demokratike dhe mbrojtjes së diversitetit kulturor, ekonomisë së lirë të tregut, infrastrukturës moderne, sistemit të drejtësisë dhe administratës publike duke përfshirë decentralizimin e qeverisjes lokale.

“Partneriteti i Republikës së Kosovës me Grupin Ndërkombëtar Drejtues ka qenë thelbësor në arritjen e këtyre rezultateve. Sot, përfaqësimi demokratik dhe mirëqenia e qytetarëve të Kosovës është bërë një realitet i të gjithë qytetarëve të Kosovës pa marrë parasysh etnicitetin, gjininë ose religjionin e tyre”.

Hoxhaj po ashtu bën të ditur se ecja e Kosovës përpara nuk përfundon këtu.

“Ajo vazhdon në nivelin tjetër, që është modernizimi i shtetit tonë, përmirësimi i situatës ekonomike dhe integrimi në institucionet euroatlantike. Kosova do të jetë plotësisht e përgjegjshme për të përmbushur këto qëllime”, thuhet në letwr.

Hoxhaj po ashtu thekson se implementimi i suksesshëm i obligimeve nga Plani Ahtisaari është rezultat i vendosmërisë së popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkrahjes së vendosur të shteteve mike.

“Ne llogarisim në vazhdimin e mbështetjes tuaj, siç po ashtu besojmë se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe popujve tanë do të thellohen edhe më tutje në vjetët para nesh”, thotë Ministri Hoxhaj, në letrën dërguar homologëve të tij të vendeve anëtare të Grupin Drejtues Ndërkombëtar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
 
 
Magazina
21:18 / 19.06.2013
Taylor Swift, Foto: Getty Images

Swift: Momenti më i mirë, performimi me Rolling Stones

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, e konsideron performimin me legjendat e Rolling Stones si momentin më të mirë në jet...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.