Hoxhaj lobon për njohje nga Timori Lindor

11:46 / 25.08.2012
Në kuadër të takimeve lotuese, me qëllim të përmbylljes së procesit të njohjeve për Kosovën, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Timorit Lindor, Jose Luis Guterres.

Ministri Hoxhaj, gjatë takimit ka thënë që Kosova dhe Timori Lindor kanë ndarë gjatë historisë synime të përbashkëta për liri, demokraci dhe pavarësi dhe se të dy popujt kanë ndjekur një rrugë shumë të gjatë me shumë sakrificë dhe me dhembje deri në arritjen e shtetësisë së plotë.

Ai shtroi kërkesën që Timori Lindor ta njeh Republikën e Kosovës në mënyrë që të vendosen marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy shteteve si dhe të ketë bashkëpunim të fuqishëm në të gjitha fushat e jetës ndërmjet dy vendeve dhe qytetarëve.

“Pavarësia e Kosovës ka prodhuar paqe, siguri dhe stabilitet në rajon. Kosova është njohur nga pothuajse gjysma e shteteve anëtare të OKB-së dhe pavarësia e saj është një proces i pakthyeshëm”, theksoi ministri Hoxhaj.

Ai po ashtu bëri të ditur se Kosova tashmë është një shtet i pavarur dhe sovran, i cili po bën një progres të madh drejt integrimeve evropiane, prandaj Timori mund të llogaris në planin afatshkurtër dhe afatgjatë Kosovën si një shtet partner në mes të Ballkanit dhe në mes të Evropës.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Timorit Lindor, Jose Luis Guterres, ka thënë se populli i këtij vendi ka mbështetur çdo herë aspiratën dhe vullnetin e pathyeshëm që kanë treguar qytetarët e Kosovës në arritjen e qëllimit të tyre madhor, pavarësinë e Kosovës.

“Ne kemi ndjekur me vëmendje të kaluarën e hidhur të popullit të Kosovës si dhe vuajtjet e tij dhe po ashtu kemi qëndrim shumë pozitiv rreth njohjes zyrtare të Kosovës së pavarur”, theksoi Ministri Guterres.

Pas pjesëmarrjes në takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, Ministri Hoxhaj ka qëndruar për vizitë lobuese në rajonin e Oqeanisë, ku ka zhvilluar takime me liderët e Fixhit, Naurusë, Ishujve Solomon, Timorit Lindor dhe të shteteve të tjera të këtij rajoni. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.