Hoxhaj takon deputetin shqiptar në Malin e Zi

10:58 / 19.10.2012
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur Genc Nimanbegun, deputet i koalicionit “Forca për Bashkim” në Parlamentin e Malit të Zi. Ministri shprehu mbështetjen e Republikës së Kosovës për shqiptarët në Mal të Zi, duke thënë se shqiptarët e Malit të Zi përbëjnë një hallkë shumë të rëndësishme në raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.

Në njoftimin e MPJ-së thuhet se Hoxhaj e ka informuar Nimanbegun për progresin dhe perspektivat e zhvillimeve në shtetin e Kosovës, duke theksuar fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet demokratike të rajonit.

Në këtë kontekst, Hoxhaj vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me Republikën e Malit të Zi, duke vlerësuar në këtë aspekt rolin dhe kontributin e shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre politikë në Mal të Zi.

Në anën tjetër, Genci Nimanbegu, deputet shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi ka vlerësuar rolin e Republikës së Kosovës që përmes marrëdhënieve miqësore me Malin e Zi të ndikojë në avancimin e vazhdueshëm të pozitës së shqiptarëve në këtë shtet.

Nimanbegu ka theksuar edhe rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës rrugore që lidh dy vendet, sidomos përmes rrugës që lidh Plavën e Gucinë me Deçanin, e cila do të shkurtojë komunikimin ndërmjet dy shteteve dhe qytetarëve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.