Hoxhaj uron homologun maqedonas për Ditën e Pavarësisë

15:08 / 8.09.2012
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, me rastin e shënimit të 21 vjetorit të pavarësimit të Maqedonisë.

Në letër, ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ka uruar qytetarët dhe institucionet e shtetit fqinj, për këtë festë shtetërore.

Hoxhaj po ashtu ka theksuar relacionet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, të karakterizuara nga bashkëpunimi dhe mbështetja reciproke në shumë fusha, duke shprehur vullnetin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Ne besojmë se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë do të thellohen më tutje”, thuhet ndër të tjera, në letrën e ministrit Hoxhaj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.