Hoxhaj uron John Kerryn

18:23 / 4.02.2013
Ministri i Punëve të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ka uruar John Kerryn, për emërimin e tij në postin e sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj ka shprehur përgëzimet dhe konsideratat më të larta për personalitetin e sekretarit Kerry, i cili do të udhëheqë politikën e jashtëm të SHBA-ve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë përkrahëset më të fuqishme, përkushtimi i pakufishëm i të cilave, do të çmohet gjithnjë, ndërkohë që Kosova vazhdon të tejkalojë sfidat dhe të arrijë progres më të madh. Angazhimi ynë për integrim evropian dhe anëtarësim të plotë në komunitetin ndërkombëtar është i palëkundshëm dhe gjithnjë e më i fuqishëm, duke u bazuar në mbështetjen e SHBA-ve”, thuhet në telegram.

Duke iu referuar faktit se gjatë këtij muaji, Republika e Kosovës shënon 5 vjetorin e pavarësisë, Hoxhaj thekson se shteti i Kosovës është bërë një vend i lirisë, paqes dhe prosperitetit për të gjitha komunitetet.

Ai po ashtu thekson angazhimin e Republikës së Kosovës për realizimin e interesave të qytetarëve të saj si dhe për të kontribuar me konstruktivitet në avancimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Hoxhaj në telegram po ashtu ka vlerësuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për rritjen e mëtutjeshme të numrit të njohjeve të shtetit të Kosovës, duke shtuar se këto shtete e kanë njohur suksesin e madh që është arritur në Kosovë në forcimin e sundimit të ligjit, të drejtave të komuniteteve dhe zhvillimin ekonomik të shtetit sovran të Kosovës.

“Përfaqësimi demokratik dhe mirëqenia për të gjithë qytetarët e Kosovës është një realitet, jo një dëshirë, falë mbështetjes së madhe që ne kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e ministrit Hoxhaj, dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.