Hoxhaj uron Westerwellen në përvjetorin e unifikimit të Gjermanisë

14:54 / 3.10.2012
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e 22 vjetorit të bashkimit zyrtar ndërmjet pjesës perëndimore dhe asaj lindore të Gjermanisë, i ka dërguar një telegram urimi ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Guido Westerwelle.

Në letër, Hoxhaj në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës shpreh urimet më të përzemërta për këtë ditë të shënuar për popullin gjerman dhe mbarë botën demokratike.

Ai vlerëson rolin vendimtar në demokratizimin e Evropës dhe më gjerë, që pati rrëzimi i murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, duke e quajtur 3 Tetorin 1990, ditë të shënuar për lirinë dhe demokracinë e mbarë popujve të Evropës.

“Shembja e murit të Berlinit hapi rrugën e bashkimit të Gjermanisë, por edhe të bashkimit të botës kundër komunizmit. Kjo shërbeu si frymëzim edhe për popullin e Kosovës për të rrënuar murin e komunizmit në Jugosllavi dhe për t’u bashkuar me vlerat e demokracisë”, ka thënë ministri.

Hoxhaj po ashtu ka theksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për ndihmën e madhe që ka dhënë Gjermania për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, duke shprehur vullnetin e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:37 / 22.05.2013
Rihanna

Rihanna nuk është e interesuar për të dashur

Rihanna nuk është në kërkim të ndonjë të dashuri të ri për ta zëvendësuar ish-të dashurin e saj, Chris Brown.
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
11:44 / 22.05.2013

Kontrata për investime në Kombinatin Xehetar “Trepça”, e nënshkruar nga Serbia me konsorciumin amerikan New Generation ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.