Humb jetën një 39 vjeçar në Zubin Potok

12:12 / 27.03.2013

Policia e Kosovës njoftoi të martën, orës 13:00 min, njësitë policore të stacionit Zubin Potok, së bashku me hetuesit dhe teknikët e kriminalistikës i janë përgjigjur një ngjarjeje aksidentale, që si pasojë ka humbur jetën një person.

Ngjarja aksidentale është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Dren të Zubin Potokut, ndërsa viktima, S.Rashkovic, mashkull, 39 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, besohet të kishte humbur jetën, pasi kishte humbur kontrollin mbi mjetin motorik-traktor, dhe ishte rrokullisur bashkë me të.

Në bazë të hetimeve preliminare të rastit, aksidenti është konstatuar të ketë qenë shkaktuar në oborrin e shtëpisë së tij.

“Besohet se viktima, kishte bërë përpjekje për të ndezur traktorin e tij, i cili kishte defekt në cilindrin ndezës, dhe duke u munduar që të njëjtin ta ndez duke e lëshuar poshtë livadhit, është munduar të kontrolloj atë, por dyshohet se për shkaqe të terrenit të rrëshqitshëm, traktori ka marrë shpejtësinë në një tatëpjetë, ndërsa viktima ka dështuar të kontrolloj atë, me ç’rast është rrokullisur bashkë me traktorin”, thuhet në komunikatë.

Sipas raportit të mjekëve kujdestar, viktima kishte ndërruar jetë në vend ngjarje.

Prokurori i shtetit në prokurorinë themelore në Mitrovicë është informuar lidhur me rastin, ndërsa në mungesë të elementeve të veprës penale, i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të i lirohet familjarëve të tij kurse rasti të regjistrohet si vdekje aksidentale. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.