Hysa i dorëzoi letrat kredenciale te presidenti i Maqedonisë

11:30 / 25.05.2012
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, është pritur të premten në pallatin presidencial në Shkup nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ku ka dorëzuar letrat kredenciale si ambasador fuqiplotë i Kosovës në këtë shtet.

Në njoftimin për media të MPJ-së thuhet se ambasadori Hysa, gjatë takimit i ka përcjell presidentit Ivanov përshëndetjet e presidentes Jahjaga dhe Qeverisë së Kosovës, duke shprehur dëshirën për bashkëpunim të sinqertë ndërqeveritar e fqinjësor ndërmjet dy vendeve.

“Për ne Republika e Maqedonisë me proceset e përfunduara integruese euro-atlantike, me integritet territorial, stabilitet të brendshëm të bazuar në Marrëveshjen e Ohrit, është një politikë dhe interes nacional i Kosovës”, tha Hysa, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për një intensitet më të madh të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori Hysa ka shprehur po ashtu synimin që sivjet të ecet më tutje me aprovimin e marrëveshjeve të mbetura, si ato në fushën e kulturës, mundësisë së hapjes se pikave të reja qarkulluese e doganore ndërmjet dy vendeve, zgjerimit të kapaciteteve infrastrukturore që do ta lehtësojnë komunikimin ndërmjet dy shoqërive.

“Kosova është partneri i dytë ekonomik i tregtisë së jashtme të Maqedonisë. Ekziston një komunikim tradicional me prodhimet dhe shërbimet që ofrohen në Maqedoni për qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe shëndetësinë. Për ne është me rëndësi që këto qarkullime të njerëzve, të vlerave dhe të kapitalit të jenë moment i përafrisë, bazuar në vlerat evropiane”, tha Hysa.

Ylber Hysa është ambasadori i parë fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Shkup, pasi deri tash përfaqësia diplomatike ishte në nivel të të ngarkuarit me punë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:49 / 20.06.2013

Katie Holmes po dështon me karrierën

Katie Holmes dëshiron të fokusohet në rindërtimin e karrierës së saj në vend të dashurisë, por raportohet se po dësht...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
11:34 / 20.06.2013

Fillon punën Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë

Në prani të shumë biznesmenëve dhe bashkëatdhetarëve, në Bern të Zvicrës, u inaugurua Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë. Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.