I mituri përdhunoi kujdestaren

21:05 / 4.10.2012
Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë. Mediat italiane informojnë se shqiptari ka dhunuar seksualisht kujdestaren e një qendre riedukimi për të mitur, ku djali ndodhej pas një grabitje që kishte kryer në muajin gusht.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë larg qendrës, pasi 15-vjeçari i kishte kërkuar kujdestares të realizonin një udhëtim në natyrë, raporton noa.al.

Por, sapo mbërritën në zonën malore dhe zbritën nga fugoni, djali u përpoq të joshte kujdestaren, por nisur nga refuzimi i saj, 15-vjeçari shqiptar ka përdorur dhunën dhe e ka sulmuar fizikisht.

Fillimisht e ka rrahuar dhe më pas i ka lidhur një rrip në qafë, duke e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale në të njëjtin fugon me të cilin kishin udhëtuar.

Kujdestarja, në gjendje shoku sërish është rrahuar dhe kërcënuar nga i riu shqiptar që të mos tregonte në polici dhe më pas është detyruar të drejtojë automjetin dhe të rikthehej në qendrën e riedukimit.

Në këtë moment ata janë hasur me karabinierët, të cilët pasi mësuan ngjarjen u drejtuan për të kapur djalin, që mbante me vete një thikë.

Por, kur uniformat blu po përpiqeshin të arrestonin 15-vjeçarin, ky i fundit i cili dyshohet që ishte nën efektin e medikamenteve, ka tentuar t’i godasë me thikë, por është ndaluar.

Gjithashtu policia ka sekuestruar si prova materiale, rrobat e djalit dhe të kujdestares, të cilat janë gjetur në automjetin, ku janë kryer aktet e dhunës.

Ndërkohë që kujdestarja, viktimë e dhunës është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:20 / 18.05.2013
Rike Roci

Xhelozia mes Ilirit dhe Elonës, të dy e duan Riken

Ngjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë krisja e miqësi...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.