I vrau djemtë, i ziu dhe i hëngri

12:05 / 22.08.2012
Një nënë nga Tajlanda, javën e kaluar ka pasur halucinacione, për shkak të të cilave i ka vrarë, i ka zier e i ka ngrënë dy djemtë e saj.

"Gruaja ka vrarë fëmijët e saj, sepse nuk ka vazhduar trajtimin dhe nuk i ka pirë ilaçet”, ka thënë drejtori i Spitalit Psikiatrik në Kiattiphum Wongrachit. Ai ka shtuar se personat e sëmurë mendërisht bëhen të dhunshëm dhe kanë halucinacione kur e ndërpresin trajtimin të rregullt, shkruan “Bangkok Post”.

Nëna fatkeqe, për shkak të problemeve psikologjike, ka menduar që djemtë e saj janë derra. Mjeku tha se gruaja do ta kalojë një kohë të gjatë në spital nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Spitali do të verifikojë nëse është e varur nga droga, meqë krimi i saj ishte tejet mizor. Gruaja ende nuk është e vetëdijshme për faktin që vrau djemtë e saj.

Policia javën e kaluar ka marrë lajmin se një grua ka vrarë fëmijët pesë dhe njëvjeçar. E kanë gjetur tek fle, ndërsa pranë saj ishin trupat e prerë të tyre. Në pyetjet e tyre nuk ka reaguar, ndërsa më vonë është kuptuar se që nga viti 2007 vuan nga problemet psikike.

Zyrtarisht është akuzuar për vrasje, por për shkak të problemeve është dërguar në spital. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.