I zhgënjeu Pacolli, shpresojnë në Thaçin

18:29 / 5.02.2013
Në Partinë Socialdemokrate të Kosovës (PSDK) janë duke pritur tekstin e marrëveshjes për koalicionin e nënshkruar ndërmjet presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ish-kryetarit të PSDK-së, Agim Çeku, i cili ka kaluar në radhët e PDK-së. Nënkryetarja e PSDK-së, Kaçusha Jashari, ka deklaruar se anëtarët e Kryesisë nuk e kanë parë asnjëherë këtë marrëveshje, prandaj po presin që ta shohin për ta qartësuar faktin nëse aty është përcaktuar që një ministri i takon kësaj partie.

Jashari ka shpjeguar për Telegrafin janë duke kërkuar dokumentin e marrëveshjes nga AKR-ja, por deri tash nuk kanë parë gatishmëri për të bashkëpunuar për këtë çështje.

“Shpresojmë se të paktën PDK-ja do të jetë më parimore dhe të bashkëpunojë për çështjet që na preokupojnë neve lidhur me ministrinë që vlerësojmë se na takon”, ka thënë Jashari.

Ajo shpjegon se deri tash nuk ka pasur mundësi që të diskutojnë me krerët e Ekzekutivit, për shkak të procesit të zgjedhjeve të brendshme në PDK dhe diskutimeve rreth një marrëveshje bashkëqeverisjeje me AAK-në.

Pas qartësimit të këtyre zhvillimeve, Jashari beson se do të sqarohet edhe kërkesa e tyre për të marrë një ministri, pas kalimit në PDK të Agim Çekut, i cili drejton Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka bërë të qartë se partia që ai drejton nuk heq dorë nga ministria që i takonte Çekut.

Këto zhvillime kanë bërë që të prishet marrëveshja ndërmjet PSDK-së dhe AKR-së për të funksionuar së bashku në kuadër të Koalicionit për Kosovën e Re. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Kaçusha Jashari
Kaçusha Jashari
 
 
Magazina
13:28 / 24.05.2013
Beyonce

Beyonce me linjë të saj të modës

Beyonce ka krijuar linjën e saj personale të modës të quajtur “Beyonce Boutique” për ueb-faqen Rent the Runway, ku das...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
14:21 / 24.05.2013

Bordi i AKP-së është funksional

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendime në lidhje me shumë çës...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.