IBM, Dacic kërkon të mos paguhen doganat

20:06 / 14.12.2012
Kryeministri serb, Ivica Dacic, në bisedimet me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, në Bruksel, ka kërkuar që deri në raundin e ri të dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, më 10 janar, të mos paguhen doganat dhe të mos pengohet qarkullimi i mallrave që shkojnë në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se duhet të respektohen edhe obligimet e Beogradit, që të mos keqpërdoret malli që shkon në veri.

Me herët përfaqësuesit e EULEX-it kanë thënë se doganat duhet të paguhen, derisa ekonomistët serbë të veriut të Kosovës kanë thënë se kjo është shkelje e marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit, transmeton REL.

Më 10 dhjetor, ka nisur të zbatohet marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit, apo IBM, por, problemi është paraqitur te doganimi i mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë, përmes pikës kufitare në Jarinë, në veri të vendit. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.