ICG paralajmëron "krizë shkatërruese" në Afganistan

9:50 / 8.10.2012
Një raport i ri paralajmëron se Afganistani është duke lëvizur drejt një krize potenciale shkatërruese politike, derisa forcat luftarake të NATO-s pritet të tërhiqen dhe qeveria afgane përgatitet të marrë kontrollin e sigurisë në vitin 2014.

Raporti i titulluar “Afganistani: Rruga e gjatë dhe e vështirë e tranzicionit 2014”, është përgatitur nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave me seli në Bruksel.

Candace Rondeaux, analiste e organizatës për Afganistanin citohet të ketë thënë se ekziston “një rrezik real” që qeveria afgane e mbështetur nga SHBA të rrëzohet pas largimit të NATO-s në vitin 2014, transmeton REL.

“Ushtria afgane dhe policia nuk janë të përgatitur sa duhet për tranzicionin”, thuhet në raport.

Raporti thotë se stabiliteti është i kërcënuar edhe më tej nga dështimi i qeverisë për t'u përgatitur për zgjedhje të ndershme. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:21 / 21.05.2013

Viti 2013, vit i bashkëpunimit të Qeverisë me BERZH-in

Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota priti në një takim shefin e zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.