Identifikohet viktima e Qafëthanës
Viktima quhet Fatjona Orenja, 26 vjeç, nga fshati Orenja i Librazhdit. 26-vjeçarja u gjet dje pasdite e masakruar në Qafëthanë të Pogradecit. Policia ka identifikuar edhe autorin e krimit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për çështje hetimi.Kufoma është gjetur e masakruar në rrugën e Qafëthanës poshtë një ure. Sipas të dhënave, ajo është gjetur e zhveshur, ndërsa mendohet se është vrarë duke u goditur me një gur në kokë.
Ekspertët thonë se nuk ka dëmtime në pjesë të tjera të trupit, ndërsa ende nuk është bërë i mundur identifikimi i saj.
Sipas përshkrimit të policisë, gruaja është e racës së bardhë, e gjatë rreth 160 centimetra, zeshkane dhe nga ekspertiza mjekësore rezulton të ketë sjellë në jetë fëmijë.
Policia ka gjetur pranë skenës së krimit edhe rrobat e viktimës. Në trup ajo ka pasur katër tatuazhe. Në krahun e majtë ka një tatuazh në formë ylli me dy inicialet D.O., në parakrah një tatuazh me shkronja kineze, dhe dy flutura në shpatull dhe në ije.
Burime të policisë thanë se trupi i viktimës është gjetur nga një bari ndërkohë që nuk është i dekompozuar, raporton TCH.
Tri raste të denoncuara të femrave të zhdukura në qarkun e Korçës janë verifikuar dhe nuk përputhen nga mosha, ndërsa këto përshkrime jepen për të mundësuar identifikimin e viktimës nga ata që mund ta kenë njohur. /Telegrafi/