Idrizi kërkon rezolutë për çështjen çame
Aktivistë nga “Klubi i Patriotëve”, pjesë e PDIU-së, në hyrje të Kuvendit, iu kanë dhuruar deputetëve numrin special të revistës “Çamëria”, përfshi një libër me foto nga monumentet natyrore dhe kulturore të Çamërisë, në kuadër të sensibilizimit të çështjes çame.Ndërkohë nga foltorja e parlamentit deputeti Shpëtim Idrizi, njëkohësisht kryetar i PDIU-s u shpreh: “Si sot 67 vjet më parë, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht, gra, pleq, e fëmijë, rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin artificial të Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjer”.
Pasi u ka përkujtuar deputetëve gjenocidin grek ndaj çamëve, Idrizi ka shtruar nevojën e miratimit të një rezolute për çështjen çame. “Për të vënë në vend drejtësinë për viktimat e gjenocidit mbi Çamërinë, duhet që zgjidhja e çështjes çame të jetë në agjendën e veprimit të institucioneve tona, diplomatike dhe juridike”.
“Ndaj ne mendojmë se ka ardhur koha që të miratohet përfundimisht një Rezolutë mbi çështjen çame, e cila ta sanksionojë përfundimisht futjen e kësaj çështjeje në agjendën tonë kombëtare. Ky parlament nuk është si parlamenti i 2004-ës, ku ndërgjegjja kombëtare mungonte me tepri, apo kur anëtarët e Shoqatës Çamëria rriheshin e gjakoseshin nw dyert e parlamentit tw shqiptarwve se kërkonin një rezolutë. Në këtë parlament të gjithë deputetët vlejnë njëlloj. Edhe ne shqiptarwt e Çamërisë ju konsiderojmë tw gjithëve si burra e gra me dinjitet e patriotë”, tha Idrizi.
Ai tha se kjo rezolutë do të bëhet realitet pasi PDIU-ja do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që ta shtyjë parlamentin ta miratojë atë, qoftë dhe duke i bërë thirrje vullnetit të qytetareve shqiptarw anembanë kombit. /Telegrafi/