Imuniteti, Malaj: PS të votojë më 6 gusht

9:36 / 31.07.2012
Deputeti socialist, Arben Malaj ka deklaruar se PS duhet ta votojë heqjen e imunitetit më 6 gusht.

Në një intervistë televizive, Malaj u shpreh se nuk ka nguruar që publikisht të thotë se duhet ta votojnë më 6 gusht heqjen e imunitetit.

“Pra ngjarjet historike nuk presin mirëkuptimet tona, ose reforma të plota”, ka deklaruar Malaj, njofton BalkanWeb.

“Sigurisht që Kushtetua e vendit ka nevojë të rishikohet, sigurisht që ekuilibri i ndarjes dhe kontrollit të pushteteve është prishur... Unë them që koha në politikë është shumë e rëndësishme. Kështu që në këtë aspekt, për faktin se ndodhemi përballë një mundësie, një testimi për të marrë statusin e vendit kandidat pas dy dështimeve të njëpasnjëshme, personalisht, pavarësisht se sot mund të ketë shumë skeptikë për çfarë ndodh në Bashkimin Evropian, jam një mbështetës i hapur dhe i fortë që vendi duhet të mos ketë asnjë çoroditje, asnjë hezitim dhe asnjë vonesë në hapat integrues, qoftë për analizën historike të vendit, qoftë edhe për atë që inspiron dhe mbështet Bashkimi Evropian, e ardhmja jonë duhet të jetë brenda BE-së dhe për këtë nuk duhet të vonohemi në asnjë rast”, nënvizoi Malaj.

Sipas tij “nëse ka mbetur thjeshtë dhe vetëm imuniteti, kjo e bën dhjetë herë të detyrueshme që të miratohet në datën e caktuar”. Por, shtoi Malaj, “në qoftë se, dhe këtu është edhe debati që bëjmë me PD-në, vendi ka mbetur jashtë dyerve të BE-së jo për faj të opozitës, po për dështime të mazhorancës, ne mund të jemi vendi i fundit në të gjithë Ballkanin Perëndimor për kohën që kemi humbur nga momenti që kemi dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtar, sepse nuk ka kërkesë për kandidat dhe mosmarrjen e statusit të vendit kandidat”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.