Indi, turma dhunon turisten zvicerane

11:44 / 16.03.2013
Një tjetër dhunim në grup në Indi. Këtë herë viktima është një turiste e huaj nga Zvicra, e cila është sulmuar teksa flinte me bashkëshortin në një tendë kampingu, në Indinë qendrore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat indiane. Sipas rrëfimit të çiftit, një grup prej shtatë burrash i ka kapur ata në befasi, u ka vjedhur paratë dhe sendet me vlerë.

Më pas, shtatë prej tyre kanë abuzuar me radhë me gruan, pasi kishin neutralizuar bashkëshortin e saj. Policia ka arrestuar 13 persona.

Ngjarja ndodh në një moment kur vendi është ende i tronditur nga një seri dhunimesh të ngjashme të ndodhura së fundmi, të cilat nuk kanë kursyer as të miturat, transmeton TCH.

Më herët gjatë muajit, një nga të dyshuarit për përdhunimin dhe vrasjen e një studenteje në Delhi vrau veten në burgun ku po vuante dënimin.

BBC raportoi se, Ram Singh u gjet i varur në qelinë e tij, në burgun Tihar, ndërsa avokati mbrojtës dhe familjarët dyshojnë se ai është vrarë.

33-vjeçari ishte një nga pesë burrat që u arrestuan për përdhunimin brutal të një vajze të re, ngjarje që ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar dhe që ndezi debatin mbi trajtimin e femrave në Indi.

Për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, autoritetet indiane nisën një hetim, ndërkohë që për drejtuesit e burgut Singh vari veten me një litar të improvizuar nga një batanije. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.