Indonezi: 11 të vdekur nga përmbytjet në Indonezi
Autoritetet indoneziane kanë njoftuar se 11 persona kanë vdekur si vdekur si pasojë e përmbytjeve në Xhakartë, ndërkaq më shumë se 18 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre. Që nga 15 janari, si pasojë e të reshurave kanë filluar përmbytjet në qytet.
Mediat raportojnë se Policia vendosi së paku 40 varka gome të premten për të ndihmuar evakuimin ose për të sjellë furnizimet për njerëzit e bllokuar nga përmbytjet.
Në zhvillime tjera, qindra ushtarë po e riparojnë një digë të shembur të një kanali, që ka bërë që uji të derdhet në disa pjesë të kryeqytetit. /Telegrafi/