Instagram: 10 fotografitë e vitit 2012 (Foto)

16:46 / 28.12.2012

Administratorët e Instagramit, rrjetit social për shpërndarjen e fotove, kanë zgjedhur 10 fotografitë më të bukura që përdoruesit kanë bërë gjatë vitit 2012, dhe me to janë munduar të shënojnë edhe ngjarjet më të rëndësishme të vitit.

Shkurt: Makinë e ngrirë

Ndër imazhet më impresive është pamja e një makine të ngrirë në shkurt, atëherë kur Evropën e kanë goditur valët e ngricave, të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.

Korrik: Vajza pranë Statujës së Lirisë

Në këtë fotografi shihet një vajzë që rri para Statujës së Lirisë në New York, në ditën e Pavarësisë, më 4 korrik.

Korrik: Gara e demave në Spanjë

Në Spanjë, më 8 korrik, mbahet gara e demave, ndërsa fotografia që shihni shfaqë momentin kur një dem i tërbuar goditi dy burra.

Gusht: Olimpiada

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër gjendet me meritë në këtë rangim, meqë shfaq një kolorit dhe një atmosferë të mahnitshme festuese.

Shtator: "Endeavor" mbi Teksas

Fluturimi i fundit i anijes kozmike “Endeavour”, në qiellin mes Teksasit dhe Kalifornisë.

Tetor: "Giants" kundër "Tigers"

Loja e bejsbollit mes “gjigantëve” të San Franciskos dhe “tigrave” të Detroitit duket nga perspektiva e shikuesit në maje të tribinës.

Tetor: Pelegrinazhi në Mekë

Pamje mbresëlënëse e besimtarëve myslimanë të cilët vijnë në Mekë në pelegrinazhin vjetor të haxhit.

Tetor: Uragani "Sandy"

Stuhia e furishme “Sandy” ka shkaktuar dëme të mëdha në SHBA. Kjo fotografi shfaqë stolat pranë lumit Hudson në New Jersey: një “bukuri” e tmerrshme e fatkeqësive natyrore.

Nëntor: Zgjedhjet në SHBA

Reagimi i amerikanëve, kur ata mësojnë se Barack Obama kishte fituar zgjedhjet presidenciale për edhe një tjetër mandat.

Nëntor: Protesta në Argjentinë

Në protestat në Argjentinë në një moment ishin më shumë se 300 mijë njerëz. Kjo fotografi ka kapur një pjesë të masës në rrugët e Buenos Airesit. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.