IPKO kujdeset për shkollimin e Amsera Rekës

10:47 / 22.02.2012
IPKO ka vendosur t’i ndajë 10,000 euro për shkollimin e Amsera Rekës, vogëlushes 5 vjeçe, e cila ishte e mbijetuara e vetme e tragjedisë së Restelicës.

Për të mbijetuarën e vetme të tragjedisë së fshatit Restelicë, vogëlushen 5-vjeçare Amsera Reka, do të kujdeset kompania IPKO, e cila është zotuar se do ta mbështesë shkollimin e saj gjatë viteve të ardhshme.

Për më shumë, IPKO-ja është zotuar ta ndihmojë komunitetin e Komunës së Dragashit dhe t’i qëndrojë pranë duke e mbështetur atë në vazhdimësi.

Pas shpëtimit nga tragjedia e ortekut të borës në fshatin Restelicë, e mbijetuara e vetme, 5-vjeçarja Amsera Reka e ka përkrahjen e familjes së gjerë, e cila do të kujdeset për të, qytetarëve, por edhe të kompanisë IPKO, për një të ardhme të sigurt, edhe pse ajo do të jetojë pa prindërit e saj.

Kjo, pasi sot zyrtarët e kompanisë IPKO së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, e kanë vizituar familjen e nënës së ndjerë të Amsera Rekës, së cilës i kanë premtuar se kompania e tyre ka vendosur të kontribuojë financiarisht për edukimin e saj formal gjatë viteve të ardhshme.

Nga donacioni në vlerë prej 10,000 eurosh, IPKO-ja do ta ndajë gjysmën e shumës për familjarët, të cilët kujdesen për Amserën, përkatësisht për kujdestarin e saj ligjor, ndërsa pjesën tjetër të mbetur të këtij donacioni do ta depozitojë në një bankë komerciale, dhe më pas kjo shumë do të mund të përdoret për shkollimin e mëvonshëm të Amserës.

“IPKO-ja ka vendosur që t’ju mbështesë juve dhe Amserën, që t’ua lehtësojmë sadopak kujdesin për mbesën tuaj dhe gjithashtu të kujdesemi që ajo do ta marrë shkollimin e merituar. Synimi primar i kompanisë është që ta mbështesë edukimin e vazhdueshëm të Amserës, ndërsa përkrahja jonë për të gjithë qytetarët e Dragashit, duke përfshirë edhe banorët e fshatit Restelicë, do të jetë e vazhdueshme”, ka thënë drejtuesi i marrëdhënieve me publikun në IPKO, Alban Kastrati. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Foto: Atdhe Mulla, Express
Foto: Atdhe Mulla, Express
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
10:27 / 17.05.2012

Spanja rikthehet në recension

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës regjistroi një rënie me 0.3 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.