Irak, 11 ekzekutime për terrorizëm
Iraku ka dënuar me vdekje sot dhjetë irakianë dhe një algjerian, të cilët u gjykuan si të fajshëm për ''aktivitete terroriste''. Lajmin e bën të ditur një drejtues i Ministrisë së Drejtësisë.“Njëmbëdhjetë persona, dhjetë irakianë dhe një algjerian, janë ekzekutuar këtë mëngjes, pasi u gjykuan si të fajshëm për aktivitete terroriste'', ka deklaruar burimi, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.
Ky ekzekutim i ri e çon në 113 numrin e të dënuarve me vdekje, që nga fillimi i vitit. /Telegrafi/