Irak: 11 persona të vrarë nga sulmet

11:10 / 25.10.2012
Nga sulmet e kryengritësve në vende të ndryshme të Irakut janë vrarë të paktën 11 persona.

Në lagjen perëndimore të Bagdadit, Mansur, dy ushtarë u vranë gjatë një sulmi, në një postbllok të ushtrisë.

Edhe një polic që iu përgjigj atij sulmi është vrarë, kur vetura e tij u godit nga një bombë e vendosur në rrugë, raportojnë mediat.

Ndërkohë, në një lagje tjetër të Bagdadit, Mashtal, një gjuajtje me snajper vrau një oficer të policisë që ishte duke patrulluar në këmbë.

Në qytetin verior të Kirkukut, një fëmijë u vra kur një bombë e vendosur në një motoçikletë shpërtheu në afërsi të konvojit të një politikani lokal.

Në qytetin qendror të Baqubas, dy civilë shiitë u vranë kur një burrë gjuajti në drejtim të veturës së tyre.

Ndërsa në Tuz Khormato, në verilindje të Bagdadit, një bombë e vendosur në rrugë goditi një parullë policore, duke lënë të vrarë një polic. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:09 / 25.05.2013
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt lëvdon babain e Gwyneth Paltrow

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka lëvduar babain e ish-te dashures Gwyneth Paltrow, Bruce, pasi ky i fundit e ka ndihmuar që...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.