Irak: Mbi 17 të vrarë nga sulmet në Irak

14:13 / 22.01.2013

Si pasojë e disa shpërthimeve në Irak janë vrarë të paktën 17 persona, ndërsa janë plagosur mbi 50 të tjerë.

Gjashtë persona të vrarë dhe mbi 20 të plagosur janë raportuar afër një baze ushtarake në qytetin Taji, rreth 25 kilometra në veri të Bagdadit, raporton AFP.

Autoritetet thonë se një bombë në një treg të lagjes Shuala të kryeqytetit ka vrarë të paktën pesë njerëz dhe ka plagosur 12.

Ndërkaq, në qytetin Mahmudiyah, policia ka raportuar për pesë të vrarë dhe 14 të plagosur nga shpërthimi i makinës bombë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.