Irak: Së paku tetë të vrarë nga disa sulme
Së paku tetë persona janë vrarë dhe më shumë se 20 janë plagosur nga sulme të ndara në lagje shiite të Bagdadit, para festës së Bajramit. Mjekët kanë thënë se tetë persona janë vrarë, 25 janë të plagosur, ndërsa në mesin e viktimave ka edhe gra e fëmijë.
Mediat e huaja referuar policisë njoftojnë se një makinë – bombë ka eksploduar në hapësirën Shuala, ndërsa në Chikouk ka pasur të shtëna të shumëfishta me mortaja.
Në Chikouik gjendet kampi për personat e zhvendosur brenda Irakut, shumica prej të cilëve janë shiitë, që ishin larguar nga vendbanimet me shumicë sunite, gjatë dhunës sektare në Irak, në periudhën 2006 -2007. /Telegrafi/