Iran: Manovra në Ngushticën e Hormuzit
Mediat shtetërore në Iran raportojnë se marina e këtij vendi i ka filluar ushtrimet në Ngushticën e Hormuzit, që përdoret për transportin e afro një të tretës së eksportit detar të naftës.Raportohet se manovrat, me përfshirjen e luftanijeve, nëndetëseve dhe aeroplanëve, kanë filluar të premten në mëngjes.
Manovrat, që do të zgjasin deri të mërkurën e ardhshme, po mbahen në Ngushticën e Hormuzit, Gjirin e Omanit, dhe në pjesët veriore të Oqeanit Indian, raporton Rel.
Gjatë vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar praninë detare në rajonin e Gjirit, duke vendosur dy aeroplanbartës luftarakë. /Telegrafi/