Iran: Nga tërmeti, 306 të vrarë, mbi 3 mijë të plagosur
Zyrtarë të Iranit kanë njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti në Iran ka shkuar në 306, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ndërsa i të plagosurve mbi tre mijë.Ministri i Shëndetësisë, Marzieh Vahid Dastjerdi njoftoi të hënën se prej 306 të vdekurve, 219 janë gra dhe fëmijë, ndërsa 49 meshkuj.
Një numër i të vdekurve mësohet se janë varrosur nga familjarët e tyre para se zyrtarët të shkonin në vendngjarje, njofton AFP.
Ndryshe, dy tërmete me magnitudë 6.4 dhe 6.3 të shkallës Rihter të shtunën kanë goditur Iranin, ku si pasojë janë shkatërruar edhe shumë shtëpi që kanë qenë të ndërtuara nga balta. /Telegrafi/