Irani, gati të sulmojë i pari

13:01 / 22.02.2012
Veprime paraprake ushtarake kundër atyre që rrezikojnë interesat kombëtare, ka qenë kërcënimi i fundit i Republikës Islamike të Iranit, si përgjigje ndaj presionit dhe izolimit ndërkombëtar në të cilin ndodhet prej muajsh.

Kërcënimi në mënyrë jo të drejtpërdrejtë i drejtohet Izraelit, i cili bashkë me Shtetet e Bashkuara është vendi që më së shumti po ushtron presion mbi Teheranin.

Ndërkohë, dy anijet luftarake iraniane - që sipas opozitës siriane kanë transportuar armë për ushtrinë e Bashar al-Asaad - janë kthyer në Kanalin e Suezit dhe vijojnë rrugën drejt porteve iraniane.

Në vend vazhdon vizita e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, e dyta brenda një muaji. Objektivi është të kuptohet nëse Irani është në gjendje të pasurojë uranium për qëllime ushtarake.

Të hënën Irani ka kërcënuar se do të presë furnizimet me naftë për Italinë, Spanjën, Greqinë, Gjermaninë, Holandën dhe Portugalinë. Një ditë më përpara, të njëjtat kërcënime ishin bërë në drejtim të Britanisë së Madhe dhe Francës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
10:27 / 17.05.2012

Spanja rikthehet në recension

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës regjistroi një rënie me 0.3 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.