Irani i jep mbështetje pa kushte presidentit sirian!

21:21 / 7.08.2012
Shefi i Sigurisë në Iran, Saeed Jalili, tha të martën në praninë e presidentit sirian, Bashar al-Assad se “Siria është pjesë e një aleance thelbësore rajonale, të cilën Teherani nuk do ta lejojë të prishet”.

Gjatë një takimi në Damask, Jalili percolli mbështetjen e presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinejad dhe e konsideroi vendin e përfshirë nga lufta civile si një pjesë esenciale të “aksit të rezistencës anti-amerikane”.

Deklarata u bë vetëm një ditë pasi kryeministri i Sirisë, Riad Hijab, braktisi qeverinë për të kaluar në radhët e opozitës, ndërkohë që vendet përendimore i bëjnë thirrje Assadit të tërhiqet nga pushteti.

Televizioni Shtetëror Sirian tregoi imazhe të presidentit Assad duke përshëndetur Jalilin, dhe kjo ishte paraqitja e tij e parë televizive në dy javët e fundit. Për herë të fundit, Assad ishte parë në televizion në datën 22 korrik, katër ditë pasi një shpërthim me bombë vrau dy ministra dhe disa funksionarë të tjerë të lartë sirianë.

Assad tha se populli dhe qeveria siriane janë të vendosur që të vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre për spastrimin e vendit nga “terroristët”. Ai tha se “dialogu kombëtar” do të vazhdojë, ndërsa siguroi bashkëbiseduesin e tij iranian në “aftësinë e autoriteteve siriane për të zmbrapsur komplotet e huaja në dëm të vendit”.

Në Siri, sipas Kombeve të Bashkuara, kanë humbur jetën mbi 20,000 persona në 17 muaj trazira, shumica prej tyre civilë. Ndërsa Assad erdhi në pushtet në vitin 2000, të cilin e trashëgoi nga i ati, Hafez, i cili e kishte udhëhequr Sirinë për 29 vjet. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bashar al Assad dhe Mahmoud Ahmadinejad
Bashar al Assad dhe Mahmoud Ahmadinejad
 
 
Magazina
16:16 / 21.05.2013
Lindsay Lohan

Telashet për Lohan s’kanë të ndalur

Lindsay Lohan po akuzohet në vlerën e 5 milionë dollarëve nga kompania e veshjeve D.N.A.M. Apparel Industries, që thotë s...
Teknologji
15:53 / 21.05.2013
Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Më në fund, lideri global i telefonave mobil, Samsung ka dhënë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Mega 6.3, t...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.