Irani pendohet - pranon ndihmë nga jashtë

17:31 / 14.08.2012
Irani bëri të ditur të martën se është i gatshëm të pranojë ndihma nga jashtë vendit, duke i zhbërë zotimet se nuk do të pranojë asistencë ndërkombëtare pas tërmetit nga i cili humbën jetën mbi 300 njerëz dhe mijëra të tjerë mbeten pa strehë mbi kokë.

“Irani është tani i gatshëm të pranojë ndihma të huaja për viktimat e tërmetit”, i tha zëvendëspresidenti, Mohamad Reza Rahimi agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, raporton RFE.

Tërmetet goditën pjesën veri-perëndimore të vendit të shtunën me 6.3 dhe 6.4 shkallë të Rihterit.

Irani fillimisht kundërshtoi ofertat për ndihmë nga jashtë duke thënë se është në gjendje që ta menaxhojë vet situatën.

Në ndërkohë, janë rritur pasojat e katastrofës natyrore; agjencia e lajmeve Fars raportoi se gjatë kërkimeve është rritur numri i trupave të pajetë që janë gjetur në fshatrat e goditur.

Autoritetet iraniane njoftuan, një ditë më parë, se kanë ndërprerë aksionet e kërkim-shpëtimit dhe se po fokusohen në ofrimin e ushqimit dhe të strehës për viktimat.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 300 njerëz kanë humbur jetën, mbi dy mijë janë dërguar për trajtim në spital-në mesin e të cilëve diku 500 kanë marrë lëndime më serioze. Mbi 30 mijë njerëz, ndërkaq, kanë mbetur pa shtëpi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.