Irani përshpejton pasurimin bërthamor

13:16 / 31.01.2013

Diplomatë perëndimor kanë thënë se Irani synon të rrisë shpejtësinë e programit të tij për pasurim të uraniumit.

Diplomatët kanë thënë për Associated Press dhe Reuters të enjten se Teherani ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore se ka në plan të instalojnë mijëra centrifuga të uraniumit në uzinën më moderne të saj bërthamore në Natanz.

Kjo mund t’i mundësojë Iranit që të përsosë uraniumin, dy ose tre herë më shpejt se sa është aktualisht e mundshme, transmeton Rel.

Ky veprim, gjithashtu do të nxjerrë në pah kundërshtimet e Teheranit në ballafaqim me kërkesat ndërkombëtare për të pezulluar të gjitha aktivitetet e pasurimit të uraniumit.

Diplomatët perëndimorë, kanë thënë në kushte anonimiteti se Irani me anë të një letre të datës 23 janar, kishte njoftuar IAEA-në, agjencinë e OKB-së për monitorim bërthamor lidhur me planet e tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.