Irlandezët, lamtumirë Papës

21:38 / 9.08.2012
Në shtatë vjetët e fundit, numri i irlandezëve që e identifikojnë veten e tyre si katolikë, ka rënë nga 69 për qind në 47 për qind. Kështu Irlanda i ka thënë “Lamtumirë Papës”, sepse tani nuk është më një vend me shumicë katolike.

Ata që e kanë braktisur fenë më shpejtë se sa irlandezët janë vetëm banorët e Vietnamit komunist. Sipas sondazheve të Gallup International, irlandezët, të cilët janë krenuar me katolicizmin e tyre, për ditë e më tepër po e ndryshojnë qëndrimin që ka të bëjë me religjionin.

Gallup International bën të ditur se arsyeja kryesore e largimit të irlandezëve nga feja është zbulimin e rasteve të shumta të abuzimit seksual me fëmijët nga ana e priftërinjve.

“Kisha Katolike, ose të paktën një pjesë e saj, nuk mundet thjesht të supozojë se feja automatikisht është transferuar nga një brez në tjetrin, ose që anëtarët e saj jetojnë plotësisht”, tha kryepeshkopi i Dublinit, Diarmuid Martin, duke dënuar aktet e bauzimit seksual të priftërinjëve dhe duke ftuar njerëzit të vazhdojnë të besojnë në Zot.

Vitin e kaluar, kryeministri irlandez, Enda Kenny, sulmoi Kishën Katolike duke thënë se tortura dhe përdhunimi i fëmijëve e ka “futur Vatikanin nën tepih”, duke mos thënë asgjë, spese sipas tij, ka si qëllim të mbajë fuqinë, ndikimin dhe reputacionin e institucionit.

Ndërsa një zëdhënës i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Kishës Katolike Irlandeze, nuk ka dashur të komentojë zvogëlimin drastik të irlandezëve që besojnë tek feja, duke thënë se "feja nuk është një lojë me numra”.

Sipas studimit të Gallup International, pas Vietnamit dhe Irlandës, banorët e Zvicrës janë ata që më së shumti po largohen nga feja. Në nivel botëror, 59 për qind e njerëzve deklarohen se janë religjioz, 23 përqind thonë se nuk janë fetar, ndërsa 13 për qind janë deklaruar si ateistë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:31 / 19.06.2013

Prodhimet vendore, konkurrente me ato të rajonit dhe BE-së

Siguria dhe cilësia e ushqimeve të prodhuara në Kosovë, nuk është prapa prodhimeve të rajonit dhe vendeve të BE-së. Ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.