Ish-majori i KFOR-it e quan Kosovën tokë të majmunëve

10:09 / 23.07.2012
Kristian Kahrs, ish- zyrtar i NATO-s, është dënuar me pesëqind euro nga Gjykata për Kundërvajtje në Prishtinë dhe është mbajtur 24 orë nën arrest ditën kur është shënuar Vidovdani. Norvegjezi që ka punuar si zyrtar për informim pas luftës në KFOR, tash jeton në Beograd. Atje mban një sajt personal, me të cilin i kërkon falje Serbisë për “krimet që KFOR-i i ka lejuar kundër popullatës serbe në Kosovë”.

Kahrs ka qenë bashkë me pjesëtarët e lëvizjes ekstremiste serbe “Obraz”, në ditën kur “pelegrinë” serbë ia kishin mësyrë Gazimestanit për të shënuar betejën e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Njeriu që vite para se t`i bashkohej KFOR-it ka punuar si gazetar, pas përfundimit të misionit të tij në Kosovë është dashuruar në Beogradin, ku edhe po jeton. Burime të gazetës kanë shpjeguar se shumë herë gjatë trazirave në veri ai është parë të jetë pjesë e barrikadave dhe i afërt me lëvizjen ekstremiste “Obraz”.

Ditën e Vidovdanit ai kishte mbajtur në xhep një kapelë me simbole serbe dhe një bluzë me mëngë të shkurtra me të njëjtat simbole në bagazhin e automjetit. Kahrs kishte humbur kontrollin kur policia ia kishte gjetur kapelën dhe bluzën, dhe ia kishte marrë ato, sikur edhe çdo pelegrini tjetër që kishte mësyrë Gazimestanit më 28 qershor.

“Ju të gjithë jeni majmunë. Ky është vend i majmunëve”, u kishte thënë Kahrs policëve. Ai ka pretenduar që është gazetar, por kur ia kanë kërkuar kartën e identitetit ka thënë se e ka harruar.

“Kahrs ka kërkuar vazhdimisht të flas me zëdhënësin e policisë dhe ua ka afruar tek fytyrat mikrofonin policëve, duke i ofenduar ata”, shkruhet në vendimin e Gjykatës për Kundërvajtje të datës 29 qershor. Për më shumë, zyrtaren policore që e ka ofenduar me së shumti “aktivisti i të drejtave të serbëve të Kosovës” është pjesëtare e stacionit veri nga komuniteti serb.

Gazeta ka zhvilluar një bisedë me gazetarin norvegjez. Ai nuk ka qenë në gjendje të tregonte se për cilën media punon si gazetar, ndërkaq e ka pranuar se u ka thënë majmunë policëve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.