Ish-ndihmësi i Papës do të gjykohet për vjedhje

21:34 / 13.08.2012
Paolo Gabriele, ish-ndihmës i Papa Benediktit XVI, dhe një punonjës tjetër i Vatikanit, duhet të dalin në gjyq, nën akuzat për vjedhje dhe lëshim në publik të dokumenteve konfidenciale të Kishës.

Ish-ndihmësi i Papës, Gabriele, 46 vjeç, është arrestuar në muajin maj, pasi policia ka gjetur dokumente konfidenciale në apartamentin e tij në Vatikan. Pas arrestimit të tij, Vatikani ka urdhëruar hetim të rastit.

Gabriele u ka thënë hetuesve se ai donte të çrrënjoste korrupsionin, për të cilin “Papa nuk ka qenë i informuar sa duhet”.

Nëse dënohet, ai rrezikon të përballet me gjashtë vjet heqje lirie, por gjykimi i tij nuk pritet të nisë para muajit tetor. Por sipas ligjeve të Vatikanit, Papa ka të drejtë në çdo kohë të ndalojë gjykimin e Gabrieles ose ta falë atë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Paolo Gabriele dhe Papa Benediktit XVI
Paolo Gabriele dhe Papa Benediktit XVI
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.