Ismet Beqiri sërish synon të bëhet kryetar i Prishtinës!?

0:02 / 4.08.2012
Tre deputetët e LDK-së, Ismet Beqiri, Haki Demolli dhe Hashim Deshishku, janë në një garë jozyrtare për të marrë miratimin e partisë për t’u kandiduar për kryetar të Prishtinës. Deshishku, për “Tribuna Shqiptare”, e mohon një garë të tillë, ndërsa thekson se në partinë e tij nuk është diskutuar deri më tani se kush do ta përfaqësojë LDK-në në Prishtinë.

Edhe Beqiri dhe Demolli, në prononcime të mëparshme e kanë mohuar garën. Ndërkohë, sipas burimeve të gazetës brenda LDK-së, beteja kryesore do të zhvillohet midis këtyre tre kandidatëve, sepse mbizotëron bindja se secili prej tyre e ka gati të sigurt fitoren përballë kandidatëve të tjerë, sidomos kundruall PDK-së.

Të tre deputetët janë banorë të Prishtinës, me prejardhje nga rajonet e Llapit dhe Gollakut, ndërkohë që të ardhurit në kryeqytet nga këto vende janë mbështetësit kryesorë të partisë më të madhe opozitare. Po ashtu, burime të gazetës bëjnë të ditur se dy nga këta deputetë e kanë mbështetjen edhe të ambasadës amerikane në Prishtinë, dhe disa nga ambasadat "e forta". /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ismet Beqiri
Ismet Beqiri
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.