Itali, arrestohen shtatë shqiptarë që trafikonin femra nga Shqipëria dhe Rumania

20:41 / 15.02.2013
Policia italiane ka shkatërruar një rrjet prostitucioni që drejtohej nga shqiptarët. Pas një hetimi të nisur në verën e vitit 2012, policia ka arrestuar shtatë shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim 12 të dyshuar të tjerë.

Arrestimet kanë të bëjnë me veprën e prostitucionit, femra të cilat janë trafikuar në itinerarin Lallio-Dalmine-Osio në Bergamo.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal drejtohej nga shqiptar, të cilët bashkëpunonin me qytetarë italianë. Grupi trafikonte femra nga Rumania dhe Shqipëria, transmeton Shekulli Online.

Gjatë kërkimit të policisë, ajo ka zbuluar edhe armë të cilët mund të jenë përdorur për të luftuar grupe të tjera rivale në këtë “biznes”. Përveç akuzës së prostitucionit, mbi të arrestuarit do të rrëndojë edhe akuza e trafikimit të kokainës dhe grabitjes së banesave. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.