Itali, arrestohet familja shqiptare për trafikim droge

20:27 / 10.10.2012
Një familje e tërë shqiptare, baba, nënë dhe tre vëllezër kanë përfunduar në pranga në qytetin Rimini në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës.

Lajmin e bën të ditur agjencia ANSA, sipas të cilës familja shqiptare bënte pjesë në një rrjet shpërndarësish droge të përbërë nga napolitanë, afrikanë dhe shqiptarë të tjerë.

Sipas burimit mediatik, personat e arrestuar në tërësi janë 14. Nga hetimet është zbuluar se bandat që shpërndanin narkotikët përgjatë vijës bregdetare dhe qendrës së Riminit, furnizoheshin me heroinë nga një 20-vjeçar shqiptar të identifikuar si Erind Disha.

Këtij të fundit iu gjet në shtëpi 1 kilogram heroinë dhe bashkë me të në pranga përfundoi e tërë familja. Ndërkohë, një tjetër vëlla është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Në fund të muajit të kaluar, policia italiane arrestoi pesë shtetas shqiptar nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, bënë të ditur mediat italiane, transmeton TCH.

Sipas burimeve, grupi shqiptar importonte heroinë dhe kokainë nga Spanja dhe Holanda, për ta shpërndarë më pas në zona të ndryshme të veriut të vendit fqinj.

Arrestimet u kryen nga agjentët e seksionit kundër krimit të organizuar të Guardia di Finanza në qytetet Vixhevano dhe Bresso, pranë Milanos.

Zonat ku më pas shpërndahej lënda narkotike, nga grupe të tjera shqiptare, ishin rajonet e Toskanës, Lombardisë, Markes dhe Umbrias.

Ndërsa në fund të gushtit, gjithsej 75 thasë të mëdhenj me 940 kilogramë marihuanë u zbuluan nga karabinierët e skuadrës investigative të Romës në parkingun e një banese. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:28 / 24.05.2013
Beyonce

Beyonce me linjë të saj të modës

Beyonce ka krijuar linjën e saj personale të modës të quajtur “Beyonce Boutique” për ueb-faqen Rent the Runway, ku das...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.