Itali, burgoset ish-drejtori i spiunazhit

15:51 / 13.02.2013

Ish-shefi i Agjencisë Italiane të Inteligjencës, Nicolo Pollari, u dënua me dhjetë vjet heqje lirie për shkeljet e kryera në vitin 2003.

Gjykata e Milanos dënoi gjithashtu me nëntë vjet burgim zëvendësin e tij, Marco Mancini, pasi u provua pjesëmarrja e tyre në urdhërimin e një pengmarrje të ndodhur në 2003-shin.

Gjykatat italiane kanë dënuar më parë në mungesë edhe 22 agjentë të CIA-s, për të njëjtën çështje. SISMI bashkëpunoi atëherë me Shërbimet Sekrete Amerikane në pengmarrjen e një kleriku islamik, i cili nga Italia u shoqërua në

Egjipt, ku u torturua gjatë marrjes në pyetje, transmeton TCH. Pollari dhe Mancini thanë se do të apelojnë ndaj vendimit të shkallës së parë.

Sipas avokatit mbrojtës, Nicola Madia, ai nuk ishte në gjendje të ofronte të gjitha provat për pafajësinë e tyre, pasi disa prej provave përbëjnë sekret shtetëror dhe ndalohen të publikohen nga Roma zyrtare.

Gjyqet e kësaj çështje, të nisura në 2007, ishin të parat në histori që shënjestruan dhe dënuan praktikën e pengmarrjes së personave të dyshuar nga ana e CIA-s e dërgimin e tyre në vende ku torturat nuk konsiderohen të paligjshme ose aplikohen gjerësisht pavarësisht se ndalohen me ligj.

Kjo praktikë e Washingtonit, e lejuar nëpërmjet një ligji të posaçëm të George W. Bush pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, është dënuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut si një shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rezolutave për të drejtat e njeriut, të firmosura nga vetë SHBA si pjesë e kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.